Janë të shumta arsyet që mund të ndodh tërheqja nga garat sportive, por kjo e xhudistit 30-vjeçar, Feti Nurijn kalon thuajse çdo parashikim. Sportisti algjerian ka njoftuar tërheqjen pasi shorti i Lojërave Olimpike i vendosi përballë një kundërshtarë izraelit.

Xhudisti kualifikuar për Lojërat Olimpike të Tokios për peshat deri në 73 kilogramë, vendosi të mos merrte pjesë në garë në mënyrë që të shmangte përplasjen me Tohar Boutboul. Nëse kualifikohej në raundin e dytë, xhudisti do sfidonte kundërshtarin izraelit, por mendoi që të hiqte dorë.

Nuk kishim fat me shortin. Ai do të sfidojë një xhudist izraelit dhe kjo është arsyeja e tërheqjes së tij nga gara. Ne nuk duam të shtrëngojmë duart e një rivali izraelit”.

Algjeria ka refuzuar normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin dhe kjo është shkaku i këtij veprimi. Kjo nuk është hera e parë që Nourine njoftoi tërheqjen nga një turne ndërkombëtar, pasi një gjë të tillë e bëri edhe në kampionatin botëror të xhudos 2019. Gjithashtu, në vitin 2016, një xhudist egjiptian refuzoi të shtrëngonte duart me kundërshtarin e tij izraelit.

Klan News