Zbulohen kundërshtarët e mundshëm të shqiptarëve

Ekipet shqiptare pjesëmarrëse në turin e dytë kualifikues të Europa League njohën kundërshtarët e mundshëm nëse kalojnë me sukses ndeshjet e 17 Shtatorit.

Kukësi nëse ia del përballë Wolfsburg do të luajë me Desna Chernihiv të Ukrainës, një ekip debutues në turnetë kontinentalë. Nëse Teuta shkon më tej duke mundur Granada do të përballet me fituesin e çiftit Locomotive Tbilisi–Dynamo Moskva. Laçi nëse e kalon Hapoel Beer-Sheva do të luajë me të kualifikuarin derbit britanik Coleraine–Motherwell.

Një short që mund të motivojë skuadrat e Superligës. Goglat ia bëjnë më të vështirë Shkëndijes së Tetovës po eliminoi Botosani, ka shansin të përballet me Tottenham e Mourinho nëse ekipi anglez mund Lokomotiv Plovdiv.

Skuadra tjetër shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Renova po kaloi me sukses Hajduk Split e pret një nga ekipet e përballjes Neftçi–Galatasaray.

Drita, kampionia e Kosovës e ardhur nga Champions League, do të përballet në turin e tretë Legia Warsaw nëse kalon Sileks.

Tv Klan