Mund të përballet me Maribor ose AIK, nëse kalon Sheriff Tiraspol

Partizani do të luajë të enjten me Sheriff Tiraspol takimin e parë në këtë sezon të Europa League dhe nëse kualifikohen do të kenë një rival të fortë përballë.

Shorti i hedhur mesditën e së hënës e vendosi përballë skuadrës që do të eliminohet nga Champions në sfidën Maribor – AIK. Ekipi Maribor ishte kundërshtar i Partizanit sezonin e kaluar në kupat e Europës. Një sfidë e vështirë për të kuqtë që u larguan nga Europa League pikërisht nga kampionët sllovenë.

AIK Stockholm është një kundërshtar i panjohur që vitet e fundit ka dështuar të kualifikohet në grupe. Shkëndija nëse kalon Dudelange do të sfidojë të eliminuarin nga përballja Celtic – Nomme Kalju. Mund të jetë një revansh për tetovarët nëse luajnë sërish me estonezët e Nomme Kalju, rivali në turin e parë të Champions. Feronikeli mund të përballet me Qarabag ose Dundalk, nëse ia del përballë Slovan Bratislava.

Tv Klan