Iu gjetën 104 kg kokainë, në pranga 2 shqiptarë

Iu gjetën 104 kg kokainë, në pranga 2 shqiptarë

11:31 31/10/2019

Aksioni i policisë greke në bashkëpunim me DEA-n

Policia greke ka sekuestruar 104 kg kokainë dhe 828 mijë Euro cash. Në pranga kanë rënë dy shtetas shqiptarë dhe një kroat, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur.

Operacioni i forcave të policisë u krye në bashkëpunim me DEA-n amerikane. Sasia e drogës u gjet në dy banesa, në zonat Agios Dimitros dhe Iliupolis të Athinës.

Lënda narkotike ishte e fshehur në një sobë elektrike, në disa enë të mbuluara me rërë si dhe poshtë një krevati.

Dy shqiptarët dhe shtetasi kroat të arrestuar dyshohet se janë pjesë e një grupi ndërkombëtar të trafikut të drogës. Mediat greke shprehen se njëri prej të prangosurve dyshohet se është kreu i rrjetit të trafikut.

Nëse kjo sasi do të hidhej në treg, do të sillte një fitim prej 5 milionë Eurosh.

Aksioni i policisë u përshëndet dhe nga ministri i Mbrojtjes së Qytetarit, Mihalis Krisoidhis. Ai ka postuar një video të shkurtër të operacionit ku falenderon forcat e policisë për këtë arritje.

Tv Klan




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi