Filmi “Çdo gjë, kudo dhe përnjëherësh” u kandidua në 11 kategori, në vend të dytë “Asgjë e re nga fronti i perëndimit”

Filmi “Çdo gjë, kudo dhe përnjëherësh” është renditur të krye të filmave të kandiduar për çmimet Oscar, me përkatësisht 11 kandidatura, duke filluar kështu garën për çmimet që ndan Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Shteteve të Bashkuara.

I dyti, me më shumë kandidatura, nëntë prej tyre, është renditur filmi gjerman “Asgjë e re nga fronti i Perëndimit”, me po të njëjtin numër kandidaturash garon edhe komedia e zezë irlandeze, “The BansheesofInisherin”.

Të kandiduar në kategorinë kryesore janë edhe filmat: “Top Gun: Maverick” dhe “Avatar: The Way of Water”, të cilët besohet se i nxitën njerëzit të kthehen nëpër sallat e kinemave, pas pandemisë së koronavirusit.

Filmi më i kandiduar “Çdo gjë, kudo dhe përnjëherësh”, (Everything Everywhere All At Once) portretizon një familje emigrante kinezo-amerikane që i nënshtrohet një kontrolli tatimor dhe më pas përfshihet në sfida tjera shumëdimensionale.

Ky prodhim është komentuar shumë kur u shfaq për herë të parë, ndërsa ka arritur të fitojë mbi 100 milionë dollarë.

Fituesit do të bëhen publikë në një ceremoni që do të organizohet më 12 mars, të cilën do ta drejtojë komediani, Jimmy Kimmel.

Fituesit do të votohen nga mbi 10.000 aktorë, producentë, drejtorë dhe njohës të filmit, të cilët janë anëtarë të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të ShBA-së.

Klan News