Çmimin Nobel në kimi e kanë fituar shkencëtarët Jacques Dubochet, Joachim Frank dhe Richard Henderson për shfaqjen e molekulave biologjike. Emrat e tyre u prezantuan në një konferencë shtypi në Suedi.

Ata zhvilluan një teknikë e cila thjeshtëzon procesin për të shikuar molekulat gjatë lëvizjes. Procesi bën të mundur që biomolekulat të ngrijnë shumë shpejt dhe duke lejuar në këtë mënyrë që forma natyrale e tyre të studiohet në një mënyrë që nuk e është bërë kurrë më parë. Kjo punë e arritur nga këta studiues mund ta çojë biokiminë në një epokë të re. 

Tre fituesit i bashkohen listës me 175 personalitete të tjerë që kanë arritur ta fitojnë këtë çmim që prej vitit 1901.

/tvklan.al