Regjistrimi nis në periudhën 3 – 12 Tetor pranë sekretarive mësimore të fakulteteve

Shpallen fituesit e raundit të dytë në universitete. Në datë 1 studentët mund të bëjnë ankimim nëse kanë pakënaqësi për pikët, ndërsa në datat 3 deri më 12 Tetor duhet të bëjnë regjistrimin në sekretaritë e fakulteteve ku janë shpallur fitues.

Ndërkohë që më 30 Shtator listat do të shpallen edhe në faqen u-albania, ku kandidatët nëpërmjet sistemit njoftohen dhe se sa larg vijës së kuqe janë në ndonjë degë tjetër që e kanë më të preferuar.

Maturantët edhe në këtë raund të dytë kanë garuar në 10 degë, dhe për arsye të plotësimit të kritereve, i njëjti kandidat është shpallur fitues njëkohësisht në disa degë sipas sistemit të aplikimit, ndaj pas  regjistrimit të tyre do mbeten kuota bosh, duke u dhënë mundësinë të fitojnë atyre që janë poshtë vijës së kuqe.  Në këtë raund të dytë janë rreth 9300 maturantë në garë, ndërsa kuota të lira përfshi edhe universitetet private janë 15 mijë.

Vetëm në universitetet kryesore publike të Tiranës, janë 3800 kuota të lira, te universiteti i mjekëisësë janë 185 vende bosh, rreth 2 mijë kuota janë në universitetin e Tiranës, te Politekniku mbi 600 vende bosh, ndërsa në universitetin bujqësorë janë mbi 1100 kuota, pasi në këtë të fundit në raundin e parë u regjistruan vetëm 750 studentë. Kandidatët fitues kanë në dispozicion 5 faza 48 orëshe regjistrimi, duke nisur nga data 3 deri më 12 Tetor.

KUOTAT E LIRA NE UNIVERSITETE

Universiteti i Mjekësisë         185 kuota te lira

Universiteti Politeknik                   661 kuota te lira

Universiteti i Tiranës           1,965 kuota te lira

Universiteti Bujqësor                1,125 kuota te lira

Klan News