Solana Imani Rowe kryeson nominimet, duke lënë pas Taylor Swift, Miley Cyrus dhe Billie Eilish

Artistja Solána Imani Rowe, e njohur me emrin SZA kryeson nominimet për çmimet Grammy 2024 me nëntë të tilla, duke u renditur përpara Taylor Sëift, Miley Cyrus dhe Billie Eilish.

34-vjeçarja kryeson me albumin e saj “SOS” dhe këngën e vitit për “Kill Bill”, si hiti më i mirë R&B. Të nominuarit për albumin e vitit që konkurrojnë janë “Midnights” nga Sëift, “Endless Summer Vacation” nga Cyrus, “World Music Radio” nga Jon Batiste dhe “GUTS” nga Olivia Rodrigo me gjashtë nominime.

Victoria Monét renditet në vendin e dytë me shtatë nominime duke përfshirë artisten më të mirë për këngen më të mirë R&B për “On My Mama”.

Ndërkaq Swift ka dominuar titujt e lajmeve këtë vit me turneun e saj spektakolar dhe filmin me të njëjtin emër “The Eras Tour” që dokumenton shfaqjet dhe marrëdhënien e saj me yllin e futbollit amerikan, Travis Kelce. Ajo për “Grammy 2024” ka arritur që marrë gjashtë nominime.

Gjithashtu edhe filmi “Barbie”, i drejtuar nga Greta Gerwig, grumbulloi katër nominime për këngën më të mirë të shkruar për kategorinë e mediave vizive.

Tema e çmimeve Grammy për vitin 2024 është “Fuqia e Vajzave”. Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të transmetohet drejtpërdrejt nga Los Angeles të dielën e 4 shkurtit. Vitin e kaluar ikona e popit Beyoncé fitoi katër Grammy.

Klan News