Dragashi në pritje të vendimit të Gjykatës Supreme

Kandidati i PDK-së për kryetar i Komunës së Dragashit, Shaban Shabani ka deklaruar se do ta respektojnë vendimin e Gjykatës Supreme nëse ajo vendos në favor të LDK-së për votat e diasporës.

Sipas rezultateve zyrtare PDK-ja ka fituar në 8 komuna, duke ia marrë LVV-së Mitrovicën dhe Prizrenit. PDK-ja ka fituar po ashtu në Drenas, Kaçanik, Vushtrri, Mitrovicë, Skënderaj, Han të Elezit e Ferizaj. Ndërkaq LDK-ja, me Përparim Ramën ka fituar garën më të rëndësishme atë të kryeqytetit, duke e mposhtur Arben Vitinë e LVV me 1603 vota me shume.

Krahas Prishtinës LDK-ja arriti të fitojë në komunat e Fushë Kosovës, Istogut, Vitisë, Junikut, Pejës dhe Lipjanit. Edhe AAK-ja ka fituar më shumë komuna sesa LVV-ja. Partia e Ramush Haradinajt fitoi në Suharekë e Deçan, në Gjakovë, Klinë e Rahovec.

Nga partitë joshqiptare, Lista Serbe ka fituar në 10 komunat me shumicë serbe, ndërsa partia turke, ka fituar në Komunën e Mamushës. Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare, në afat brenda 24 orësh, subjektet politike dhe kandidatët mund të paraqesin ankesat e tyre në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Tv Klan