Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve vendore në Kosovë. Sipas shefit të OSBE-së në Kosovë, Dan Everts, Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 57.5% të votave ndaj 27.5% për partinë e dytë, Partia Demokratike e Kosovës e Hashim Thaçit. Ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e Ramush Haradinaj ka marrë 7.7% të votave.

Dan Everts tha, se pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet vendore ishte mbi 79% të zgjedhësve me të drejt vote. Ai tha, se këto zgjedhje janë zhvilluar pa dhunë, pa manipulime dhe me një pjesëmarrje shumë të madhe. Ndërkohë komandanti i forcave paqeruajtëse në Kosovë, gjenerali italian Karlo Kabixhozo, ka thënë në takimin e tij të parë me gazetarët, se KFOR-i do të vazhdoj të përmbush detyrimet e tij në bazë të rezolutës 1244 të Këshillit të sigurimit./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti