Ish-drejtori i Burgjeve Artur Zoto, është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda. Zoto akuzohej për korrupsion dhe abuzim me tenderat e ushqimeve në burgje.

Artur Zoto kishte apeluar vendimin e Krimeve të Rënda, e cila e kishte dënuar me 5 vite burgim. Ish-drejtori i Burgjeve i kishte mohuar akuzat ndaj tij, duke thënë se nuk kishte marrë para dhe nuk i njihte biznesmenët.

Ndërsa ish-zv/drejtori i Burgjeve, Iljaz Labi i akuzuar për përfshirje në këtë skemë, është dënuar me 3 vite burg nga Krimet e Rënda. Ai kishte thënë se paratë që merrte nga biznesmenët për tenderat e ushqimeve, i çonte në zyrën e ish-drejtorit Artur Zoto, gjë të cilën ky i fundit e ka mohuar. /

tvklan.al