Zbulohet pas 9 vitesh e vërteta e vrasjes së partneres së tij

Zbulohet pas 9 vitesh e vërteta mbi vrasjen e një 43-vjeçareje rumune në ishullin Kos të Greqisë, ngjarje për të cilën u dënua me burgim të përjetshëm bashkëjetuesi i saj shqiptar.

54-vjeçari Jani Zoto u arrestua menjëherë pas krimit në shtëpinë e tij i akuzuar se vrau me thikë 43-vjeçaren Aciu Flopjca – Aurica në Prill të vitit 2014.

Ishte vetë shqiptari që njoftoi policinë se kishte gjetur të masakruar me thikë në banesë nënën e 3 fëmijëve të mitur me të cilën bashkëjetonte prej vitesh.

Policia greke konsideroi menjëherë shqiptarin si autor të dyshuar, por ai mohoi vazhdimisht përfshirjen në këtë ngjarje.

Provat e reja që kanë dalë në dritë pas gati një dekade kanë provuar pafajësinë e tij. Ajo që është zbuluar së fundmi janë rezutatet e shenjave të gishtërinjve të gjetur në banjë ku u gjet edhe trupi i viktimës të cilat ipërkasin një pakistanezi që jetonte në të njëjtin pallat.

Ai është arrestuar së fundmi në Gjermani për vjedhjen e një dyqani. Pas marrjes në pyetje ai pranoi se ishte ai autori i vrasjes së gruas rumune 9 vjet më parë. Mediat greke shkruajnë se shqiptari Jani Zoto kishte qenë në punë në momnetin kur është kryer vrasja. Pas provave të reja ai është lënë i lirë.

Tv Klan