Shëndeti dhe fitnesi janë një nga temat më të diskutuara gjatë viteve të fundit. Kjo për shlak edhe të karantinimit që solli që njerëzit t’i kushtonin rëndësi pamjes dhe shëndetit të fizikut. Pavarësisht kësaj, bodybuilding dhe fitnesi kanë qenë sporte të praktikuara dhe të preferuara ndër vite.

Për këtë impakt të madh, sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan ishin të ftuar tre kampionët e bodybuilding  në vend të cilët u shpallën fitues në “ Kampionatin Mbarëkombëtar i Bodybuilding & Fitness”: Iva Aliko, Marin Meksi, Skerdi Pasha.

Marin Meksi, diplomati shqiptar i Ministrisë Së Punëve Të Jashtme ishte një nga fituesit. Kjo tregon se ky sport nuk ka dallim, është për këdo që e ka pasion dhe punon shumë për të. Ai është gjithashtu djali i shkrimtares së njohur Mira Meksi.

Rudina Magjistari: Duket që pjesëmarrja ka qenë shumë e madhe në këtë kampionat. Si ka qenë gara për vajzat? Sepse ka më pak vajza të angazhuara sesa djem.

Iva Aliko: Shpresoj që në vitet e tjera në vazhdim të jetë pjesëmarrja akoma më e madhe e femrave tek ky sport aq i bukur. Por nuk është se kishte pjesëmarrje aq të madhe të femrave. Duhet akoma një edukim më i madh për të marrë pjesë.

Skerdi Pasho: Është hera e tretë që garoj dhe në krahasim me dy herët e para nuk është se kishte një pjesëmarrje të madhe. Kjo vjen si pasojë e karantinimit. Ky lloj sporti ka nevojë për sponsorizim.

Marin Meksi: Unë kam gati 22 vite që merrem me këtë sport. Kam gara të disata dhe të shumëfishta që bëj si brenda dhe jashtë vendit. Me përjashtim të gati të një dekade, në të cilën unë u shkëputa nga vendi për arsye të misioneve diplomatike. Jashtë pata një shkëputje nga garat këtu. Sigurisht kam bërë gara dhe më para në Shqipëri dhe në vendet e tjera në gara ndërkombëtare ku kam arritur deri në nivele finalisti. Kujtoj Europianin në Siberi në 2007.

Rudina Magjistari: Si qëndrojnë të dyja, profesioni i diplomatit dhe ai i kampionit të bodybuilding?

Marin Meksi: Qëndrojnë vërtet shumë bukur sepse është sakrificë, është sprovë, më merr shumë kohë nga dita. Arrij të kombinoj, sakrifikoj nga vetja. Marr nga koha e gjumit marr nga koha e kënaqësive të tjera të jetës për t’iu përkushtuar bodybuilding. Me kolegët e huaj e kam akoma më të thjeshtë pjesën e përballjes sepse unë jam munduar që të mbaj linja njerëzore, mos të tregoj një ekzagjerim. Kolegët e huaj e vlerësojnë shumë sepse e kanë kulturale pjesën e stërvitjes./tvklan.al