Një 29-vjeçare, që sipas familjarëve të saj ka probleme të shëndetit mendor, është larguar nga banesa që prej ditës së djeshme dhe nuk është kthyer më.

Ka qenë babai i saj që ka bërë kallëzimin për zhdukjen e saj në Komisariatin e Policisë Lushnje.  Pas denoncimit të babait, vajza me iniciale E.B. është shpallur në kërkim dhe po punohet për gjetjen e saj.

E reja është banuese në fshatin Thanasaj. Tashmë policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe nuk dihet se mund të jetë e reja, pasi nuk ka treguar asnjë kur është larguar nga banesa./tvklan.al