Shpallet në kërkim autori i plagosjes në Mat



Shpallet në kërkim autori i plagosjes në Mat

09:10 05/07/2020

Plagosi me armë zjarri një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim nga Policia autori i dyshuar i ngjarjes.

Me datë 04.07.2020, rreth orës 23.05, Policia e Komisariatit Mat, ka marrë informacion se në aksin rrugor Burrel -Tiranë,  pranë një lokali, është plagosur me armë zjarri shtetasi E.M., 30 vjeç i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Falë veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga Policia është bërë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasit T.(H), Xh., 32 vjeç, banues në Tiranë, si autori kryesor i dyshuar i ngjarjes.

Shërbimet e policisë po në vijim të zbardhjes së ngjarjes kanë shoqëruar në Komisariat disa persona të tjerë që dyshohet se kanë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor po punon  për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e  autorit të ngjarjes.




Të ngjashme