Studiuesit arritën në këtë përfundim pas 6 vitesh

Një autoportret i rrallë i Vincent van Gogh, i cili për dekada me radhë mendohej se ishte një kopje e falsifikuar, është një punë e mirëfilltë e mjeshtrit holandez. Në këtë konkluzion arritën më në fund ekspertët pas 6 vitesh studim.

Kanavaca është tipike e tij, e përdorur për një periudhë të shkurtër në 1889. Pigmentet janë gjithashtu plotësisht në harmoni, ka zbardhje në sfond, e cila gjithashtu është tipike për artistin.

Piktura besohej se ishte origjinale deri në vitet 1970, kur ekspertët ngritën shqetësime për teknikat e pazakonta dhe zgjedhjet e ngjyrave të përdorura, veçanërisht nuanca e gjelbër për flokët.

Mendohet se holandezi punoi për këtë vepër në verën e vitit 1889, kohë kur u shtrua në spital në Francë, dhe sipas muzeut në Amsterdam, është mbase e vetmja e punuar prej tij në një gjendje të rënduar psikologjike.

Van Gogh luftoi me sëmundje mendore gjatë gjithë jetës së tij dhe vdiq në 1890 në moshën 37-vjeçare, pasi qëlloi vetën me armë zjarri. Pas ekspozitës në Amsterdam, autoportreti do të kthehet në Oslo, pasi Muzeu Kombëtar i Norvegjisë e bleu në vitin 1910 për 10.000 Franga franceze, që do të ishin pak më shumë se 100.000 Euro sot.

Tv Klan