Shpallet zyrtarisht mrekullia e 72 në Lourdes. Në vendin e Shenjte të Shën Merisë që gjendet në Francë është verifikuar dhe certifikuar nga monsignor Vincenzo Carmine Orofino mrekullia mbi një grua, e cila vuante nga sklerozë laterale, që implikon paralizim të muskujve, e cila u shërua në mënyrë të pashpjegueshme plotësisht.
Sot 67-vjeçare, ishte prekur nga kjo sëmundje në vitin 2004. Në vitin 2009 gjatë një pelegrinazhi, besimtarja, vizitoi santuarin e Shën Merisë në Lourdes dhe shpjegon se pati një ndjesi të papritur dhe të pazakontë mjaft të mirë. Mjekët e ndoqën gjendjen e saj shëndetsore, dhe shpjegojnë se është verfikuar një fenomen shkencërisht i pashpjegueshëm, pasi shenjat e sëmundjes u zhdukën totalisht.
Në vitin 2010 nisën procedurat për të kuptuar arsyet e shërimit të pacientes, dhe nëse kjo situatë kishte natyrë të një mrekullie. Pas gati 15 vitesh komiteti mjekësor ndërkombëtar deklaroi se nga verifikimet rezulton shërim total nga sëmundja i pelegrines, në mënyrë të plotë, të përhershme dhe të pashpjegueshme.
Ndërkohë që orët e fundit mbërriti edhe shpallja zyrtare e mrekullisë së 72 që verifikohet në vendin e Shenjtë në Lourdes prej 1858.
Klan News