Ndalimi i hyrjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Tom Doshin dhe familjen e tij nga Departamenti Amerikan i Shtetit është pasqyruar gjerësisht në mediat amerikane.

Washingtoni tha se e shpalli deputetin shqiptar non grata në bazë të një ligji të 2017-s për zyrtarë, për të cilët Departamenti i Shtetit ka informacione të besueshme si të përfshirë në çështje korrupsioni të madh apo dhunim të të drejtave të njeriut.

Duke sjellë në vëmendje faktin se Doshi është zyrtari i dytë shqiptar që i ndalohet futja në SHBA gjatë këtij viti, pas ish-Kryeprokurorit Adriatik Llalla, “

The Wall Street Journal

” kontaktoi me një zëdhënëse pranë DASH për më shumë informacion.

Në përgjigjen e saj me email, zëdhënësja e DASH, për gazetën amerikane sqaroi se akuzat për korrupsion ndaj Doshit datojnë në kohën kur ishte pjesë e legjislacionit të shkuar. Ajo refuzoi që të jepte detaje të tjera për

“The Wall Street Journal”

.

Kjo e fundit shkruan se u përpoq të merrte edhe një koment nga vetë Doshi, por ky i fundit nuk iu përgjigj mesazhit të dërguar në Facebook.

Tom Doshi i ka mohuar akuzat për korrupsion, megjithatë ka pranuar se kishte aplikuar për vizë. Ai u përjashtua nga Partia Socialiste në vitin 2015. Kjo lëvizje u mirëprit nga ambasada e SHBA në Tiranë.

/tvklan.al