Kanë dalë detaje të reja nga hetimet për aksidentin fatal me 4 viktima që në Fushë Prezë. Sipas ekspertëve dyshohet se automjeti i ku po udhëtonin 4 të rinjtë po lëvizte me mbi 170 kilometra në orë në momentin e përplasjes me betonieren.

Ky është një përfundim paraprak i hetuesve, të cilët janë në pritje të përfundimit të ekspertizës për të përcaktuar shpejtësinë ekzakte.

Shoferi Aleksandër Krrashi ka deklaruar se kishte ndalur mjetin pasi i kishte mbaruar karburanti. 24-vjeçari ka treguar para policisë se ishte duke ikur të furnizohej në një pikë karburanti, që ndodhet pranë vendit të ngjarjes.

Krrashi deklaroi se kishte harruar të ndizte bllokazhin që sinjalizon ndalimin e mjetit. Por në dëshminë e parë shoferi i betonieres tregoi se ishte në lëvizje kur automjeti Benz i të rinjve e ka goditur nga pas.

Pas aksidentit ai u largu nga vengjartja për t’u vetëdorëzuar pak orë më vonë në komisariatin e Kamzës.

Në pranga ka rënë edhe kushëriri i tij, Valentin Krrashi i cili akuzohet se e ka ndihmuar për t’u larguar nga vendi i aksidentit ndërsa është në kërkim administrator i firmës së betonieres.

Klan News