Manchester City ka shpenzuar 976 milionë Euro për të patur ekipin aktual. Kjo shumë doli nga studimi i kryer Qendra Ndërkombëtare e Studimeve në sport në 5 kampionatet më të rëndësishëm në Europë.

Kjo vlerë është në rritje në krahasim me nga viti në vit. Në këtë renditje skuadra e Pep Guardiola ndiqet nga Paris Saint Germain dhe Manchester United që edhe pse ruajnë pozicionet i kanë ulur disi shpenzimet të kushtëzuar edhe nga Fair Play Financiar.

Ekipi që ka shtuar buxhetin për merkato është Liverpool. Për grupin aktual janë shpenzuar 704 milionë Euro. Në vitin e kaluar ishte 437 milionë. Në 10 të parët 6 janë ekipe angleze, ndërsa bie në sy Juventus që është më lart se Real Madrid, normalisht pas afrimit të Cristiano Ronaldo.

Tv Klan