Kjo është Krystina Butel, një 31 – vjeçare nga Britania, e cila ka shpenzuar plot 130 mijë paund për t’u dukur si karikaturë dhe nuk do të ndalet derisa të arrijë “perfeksionin”.

Gjithçka nisi kur Krystina ndodhej me pushime në Spanjë dhe siç bëjnë shumë turistë, ndaloi tek një artist i zonës që bënte karikatura gazmore.

E intriguar, ajo vendosi të bëjë një të tillë, por me siguri nuk e kishte menduar se 10 minutat që shpenzoi duke pozuar për artistin në Spanjë, do t’i ndryshonin jetën përgjithmonë dhe do t’i kushtonin 130 mijë paund në operacione plastike, me qëllimin që të dukej si “vepra e artit”.

Duke folur për britaniken “Mirror”, ajo tha se femra në pikturë dukej mahnitëse dhe se ishte imazhi që dëshironte të kishte. Kështu, Krystina shpenzoi 15 vite në përpjekje për të arritur perfeksionin.

31 – vjeçarja iu nënshtrua operacionit të parë plastik në moshën 17 – vjeçare.

Ajo ka kryer 5 operacione për zmadhimin e gjoksit, 2 për fryrjen e buzëve, ndërhyrje me botox, vetulla, ngjyrë lëkure, extensions (zgjatim) të vazhdueshme të flokëve, si dhe zbardhje çdo tre muaj të dhëmbëve./tvklan.al