Aktori i njohur Hollivudian Nicolas Cage ka shpenzuar 150 milionë dollarë në shtatë vjet. Lajmi nuk është ky, por mënyra si i shpenzoi.
Janë të kuptueshme banesat luksoze, ku aktori kishte në pronësi 15 të tilla, përfshirë një shtëpi nënujore me vlerë 15 milionë dollarë në Newport Beach të Kalifornisë, një pronë në fshat prej 15.7 milionë dollarë në Newport Rhode Island, një banesë 8.5 milionë dollarë në Las Vegas, dhe dy keshtjella në Europë, respektivisht 10 dhe 2.3 milionë dollarë.
Janë mbase të kuptueshme edhe avionët privatë, jahtet, veprat e artit, koleksione të tyre, bizhutë, madje edhe mauzoleumet familjarë për të lënë një gjurmë deri diku të prekshme pas ikjes finale.
Por çfarë e shtyn një yll Hollivudi, milioner të shpenzojë shuma marramendëse për të blerë gjarpërinj albin, krokodilë, peshkaqen, oktapodë… mbase duhet pyetur një psikolog. Madje protagonisti i “National Treasure” dhe “Leaving Las Vegas”, ka blerë kafka xhuxhësh te një grup etnik afrikan, i njohur për gjatësinë e tyre e cila nuk i kalon 150 centimetrat dhe gjithashtu kafkën e një dinozauri shtatë milion vjeçar. Aktualisht pasuria e Cage shkon në 25 milionë dollarë dhe për këtë situatë delikate ekonomike ai fajëson menaxherin e tij. Por ky i fundit hedh poshtë akuzat, duke thënë se blerjet e çuditshme e kanë çuar aktorin në rrënim ekonomik.
Tv Klan