Jennifer Pamplona ka shpenzuar gjysmë milioni dollarë në kirurgji për t’u dukur si Kim Kardashian.

25-vjeçarja nga Sao Paolo, Brazil ka realizuar dëshirën e saj për ti ngjarë Kimit. Ajo ka kryer një sërë operacionesh në trup, duke hequr katër brinjë, ka bërë vithet si dhe disa ndërhyrje në fytyrë, vetëm dhe vetëm për ti ngjarë idhullit të saj.

Jennifer është shprehur se ndihet shumë e lumtur. “

Pas shumë operacioneve ndihem shumë e lumtur edhe pse kam shpenzuar shumë para. Ndihem e sigurt me vetën time dhe mendoj se do fitoj para për shkak të pamjes sime”.

Ajo ka realizuar shumë sete fotografish, ku duket si Kimi.

/tvklan.al