400 mijë Euro çdo lojtar për titullin kampion

Futbollistët gjermanë do të përfitojnë 400 mijë secili nëse shpallen kampionë bote në Katar. Kjo është shuma që ka vendosur federata.

Ky çmim është 50 mijë Euro më i lartë se për 2018 dhe 100 mijë më tepër se në 2014 ku u shpallën kampionë në Brazil. Bonuse do të ketë edhe për fazat e tjera të Kupës së Botës.

Kalimi me sukses i fazës së grupeve vlen 50 mijë Euro, një vend në çerekfinale 100 mijë, në gjysmëfinale 150 mijë, vendi i tretë 200 mijë, ndërsa për të qenë finalist shpërblimi shkon në 250 mijë Euro.

Gjermania është në të njëjtin grup me Spanjën, Kosta Rikën dhe Japoninë. Turneu nis më 23 Nëntor me përfaqësuesen japoneze.

Tv Klan