Rritje bonusi në çdo kalim raundi, para dhe nga të drejtat televizive

Champions League është padyshim turneu i UEFA-s që gjeneron më shumë para në një sezon. Të luash në stadiumet më të bukura të Europës, përballë skuadrave shumë prestigjioze, është dëshira e çdo futbollisti profesionist, por edhe klubeve, që aspirojnë pjesëmarrjen në këtë turne. Në fakt, Champions, garanton të ardhura të konsiderueshme që në fazën e grupeve, me çmime që do të vazhdojnë të rriten vitin e ardhshëm. 

Shifrën më të lartë do ta përfitojë sigurisht fituesi i kompeticionit, me totalin që arrinë diku tek 140 milionë Euro, të cilave do t’u shtoheshin edhe rreth 3.5 milionë Euro për finalen e Superkupës së Europës. Pjesëmarrja në grupet e saj vlen plot 15.6 milionë Euro, teksa një fitore vlen 2.8 milionë Euro, ndërsa barazimi 930 mijë Euro. Kualifikimi në 1/16-at vlen 9.6 milionë Euro, ndërsa kalimi në çerekfinale i shton 10.6 milionë Euro të tjera arkave të klubeve pjesëmarrëse, për t’u rritur më pas në 12.5 milionë Euro për skuadrat gjysmëfinaliste dhe 15.5 për finalistët.

Faturës së shpërblimeve i shtohen edhe ato të sponsorëve të ekipeve, por edhe të drejtat televizive. Ndaj është evidente se më shumë se fitorja e kampionateve, skuadrat kryesore synojnë para së gjithash t’i garantojnë vetes hyrjen në Champions League. Një kompeticion që u mundëson klubeve të bëjnë një hop të rëndësishëm cilësor, duke i mundësuar të forcojnë buxhetet e tyre, duke përfituar në të njëjtën kohë rritje përsa i përket prestigjit sportiv.

Klan News