Denaj: E vendosim javën e parë të Dhjetorit

Javën e parë të Dhjetorit Ministria e Financave do të japë një përgjigje zyrtare nëse do të jepen në fund të vitit shpërblime për pensionistët dhe familjet në nevojë. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj tha se fondi që duhet për këtë qëllim arrin në vlerën e 30 milionë dollarëve.

Aktualisht ekspertët në ministri janë duke parë alternativat se në cilat projekte, të cilat nuk janë realizuar si duhet mund të kursejnë këto para për t’i dhënë në fund si bonus për këtë kategori.

Çdo fundvit qeveria ka shpërndarë 3 mijë deri 5 mijë lekë shpërblim për festat e fundvitit, për pensionistët, familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuar.

Tv Klan