Çështja kryesore është dëmshpërbilimi i të përndjekurve politikë. Shpërblimi që është kthyer dhe rikthyer vazhdimisht, gjatë 21 viteve të fundit është në qendër të vëmendjes.

Ka patur disa ligje të aprovuara, disa që kanë funksionuar, disa që nuk kanë funksionuar. Duket se ligji i fundit i aprovuar në vitin 2007 ka rikrijuar një situatë të pakëndshme, e cila ka çuar në një protestë të një grupi të përndjekurish, një pjesë e të cilëve kanë hyrë në grevë urie prej disa ditësh.

Për të diskutuar për shpërblimin e të përndjekurve dhe grevën, në emisionin “Opinion” ishin të ftuar Ministri i Drejtësisë Eduart Halimi, Agim Musta, Bedri Blloshmi, drejtori i Institutit të të Përndjekurve Simon Miraka, Fatos Lubonja dhe Çlirim Peka./tvklan.al