Një 26 vjeçar dhe një 60 vjeçar nga Belshi janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Shtetasi me inicialet A. D., 26 vjeç, banues në fshatin Deshiran, Belsh, me detyrë topograf, akuzohet për veprat penale “Shpërdorim detyre”, dhe “Falsifikim i dokumenteve”, ndërsa  shtetasi me inicialet A. D., 60 vjeç, banues në fshatin Kajan, Belsh, për veprën penale “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”.

Burime nga policia kanë bërë me dije se procedimi i këtyre dy personave filloi pasi dyshohet se 26 vjeçari me detyrë topograf pranë Bashkisë Belsh, ka falsifikuar dokumentet e një prone të shtetasit A. D.

Materiale hetimore i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme./ tvklan.al