Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Tre mijë dollarë përçdo futbollist të kombëtares. Ndeshja e futbollit Shqipëri-Greqi, padyshim ishte ngjarja më e rëndësishme sportive e këtyre viteve të fundit. Kjo për arsye se për të parën herë pas shumë kohësh stadiumi kombëtar “Qemal Stafa” ishte më i populluar se kurrë më parë.

Për fitoren e ndeshjes për të parën herë në historin e futbollit shteti shqiptar ofroi 1500 dollarë përçdo futbollist. Gjithashtu dhe FSHF premtoi 2500 dollarë të tjerë për secilin prej tyre. Ndeshja përfundoi në barazim. Por krerët e shtetit të entuziazmuar nga loja e futbollistëve tanë u shprehën se ajo ishte një fitore./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj