Pritet vendimi i Thaçit për zgjedhjet e reja

Me rreth gjysmë ore vonesë ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës ku pritej të votohej shpërbërja e Parlamentit. 89 deputetë votuan për shpërndarje të Parlamentit, 1 kundër ndërsa 2 të tjerë abstenuan.

“Kjo legjislaturë ishte arenë konfrontimesh pozitë-opzitë për të ruajtur ligjshmërinë e kushtetuetshmërinë e Kosovës e jo për të avancuar politikat në interest ë qytetarëve. Qeveria PAN do të mbetet në histori si qeveria më e madhe në botë”, tha Abdullah Hoti.

Këto zgjedhje janë për t’i dhënë një legjitimitet të fuqishëm qytetarëve, të rinjve, grave në luftën kundër korrupsionit dhe perpektiktivën e modernizimit të shtetit tonë”, u shpreh kreu i PDK-së Kadri Veseli.

“Në ditën e sotme duhet ta kuptojmë jemi fitues si Kosovë, sepse ka dërguar një sinjal të pjekurisë politike”, deklaroi Ramush Haradinaj.

“Mendoj se qeveria e ardhshme nuk do duhej të merrej me vendime të mëdha si Demarkacioni me Malin e Zi, që fali toka Kosovës e nuk na i solli vizat por do te duhej të merrej me punë të mëdha që janë luftimi i krimit dhe korrupsionit”, theksoi kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti.

Kosova përfundimisht shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i Kryeministrit. Legjislatura e shpërbërë sot njihet si më e dobëta në historinë e Kuvendit të Kosovës.

Tv Klan