Gjashtë të rinj janë arrestuar mëngjesin e sotëm. Autoritetet sqarojnë se prangosja e tyre është bërë në kuadër të operacionit “Binomi”, pasi dyshohej se këta persona shpërndanin drogë në qytet.

Në pranga kanë rënë: A. C., 23 vjeç, A. M., 24 vjeç, L. P., 28 vjeç, B. P., 24 vjeç, G. P., 23 vjeç, dhe B. P., 15 vjeç, banues në Kukës dhe Has.

Mësohet se ata kanë qenë të ndarë në dy makina dhe po lëviznin në qytet, por pas kontrollit të ushtruar u është gjetur një sasi lënde narkotike kanabisi dhe fara kanabisi.

Ndërkohë nga hetimet e kryera ka rezultuar së të arrestuarit shpërndanin lëndë narkotike në doza në qytetin e Kukësit dhe Hasit./tvklan.al