Tre persona janë arrestuar nga Policia e Dibrës për shpërndarje të lëndëve narkotike. Në kuadër të aksionit “Dushaj”, u vunë në pranga Sh.D. 23 vjeç, A.Gj. 24 vjeç dhe G.D. 30 vjeç.

Të arrestuarit shpërndanin drogë në doza të vogla në lokale dhe pranë shkollave. Atyre iu sekuestruan doza të lëndëve narkotike si dhe fara kanabisi.

/tvklan.al