Goditen 2 grupe kriminale, prej 6 muajsh në përgjim
Këto janë momentet e arrestimit të 8 personave, me dyshimet se janë të përfshirë në shpërndarjen e lëndës narkotike të llojit kokainë me doza të vogla në Durrës dhe Shijak.
Siç duket në pamje, Forcat Speciale kanë mësyrë në ambientet e lokaleve që ata përdorinin për ndarjen e lëndës në doza dhe shpërndarjen e saj.
Policia tha se 8 të arrestuarit janë pjesë e dy grupeve kriminale dhe prej 6 muajsh ata kanë qenë në përgjim nga Policia dhe Prokuroria e Durrësit.
Nga hetimet ka rezultuar se Goni Muça, i njohur edhe me emrin Gentjan dhe 3 mbiemra të tjerë, kishte rolin e furnizuesit, për grupin e Shijakut, por edhe atë të Durrësit.
Ndërkohë për shpërndarjen e lëndës narkotike kishin përshtatur ambiente të posaçme në lokalet e tyre, konkretisht në lokalin e shtetasit Goni Muça, në zonën e Sukthit, dhe në lokalin e shtetastit tjetër, Ergi Curri, në një lagje në Durrës.
Sipas policisë, të arrestuarit pasi e blinin kokainën, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, e shpërndanin në zonën e Sukthit dhe të Durrësit, si dhe në lokalet e natës, në qytetin e Durrësit.
Gjatë operacionit u sekuestruan doza me lëndë narkotike kokainë, vlera monetare dhe peshore elektronike.
Tv Klan