Policia e Tiranë ka finalizuar mëngjesin e sotëm operacionin “Autostrada” dhe ka arrestuar 2 persona. Mësohet se të arrestuarit kanë lidhje me njëri-tjetrin dhe janë burrë e grua.

Policia bën me dije se kshte informacion se çifti qarkullonte në autostradën Tiranë-Durrës, duke mbajtur me vete sende të kundërligjshme dhe lëndë narkotike. Në pranga kanë rënë Ermal Roçi, 36 vjeç dhe Nertila Roçi, 27 vjeçe, banues në Elbasan.

Gjatë operacionit, nga kontrolli në mjet u gjetën dhe u sekuestruan një sasi municion luftarak dhe një sasi lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Ndërsa në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, gjatë kontrollit në banesën e këtyre shtetasve u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri pushkë, dy dokumente të dyshuara të falsifikuara dhe një sasi lënde narkotike kanabis./tvklan.al