Sekuestrohet 1.1 kg drogë. Shpallet në kërkim “vëzhguesi”

Ky është momenti kur agjentët e antidrogës në policinë e Tiranës vënë në pranga 5 persona të dyshuar si pjesë e një grupi që shpërndanin kokainë në lokalet e natës në kryeqytet. Arrestimi i tyre u finalizua në afërsi të fshatit Marikaj, ku pas kontrolleve të ushtruara iu gjetën dhe sekuestruan 1.1 kilogramë kokainë.

Për goditjen e këtij grupi hetimet nisën prej muajit dhjetor 2022, ku u zbulua se këta persona me vendbanim në Durrës sillnin sasi të ndryshme kokaine dhe i shisnin në lokalet e natës kryesisht në zonën e ish bllokut.

Nga verifikimet organizator i kësaj veprimtarie ishte 34-vjeçari, Erges Nexhipi, që shihni dhe në këtë foto.

Po në kuadër të këtij operacioni policia shpalli në kërkim një 34-vjeçar që kishte rolin e vëzhguesit në grup në momentin kur shitej sasia e kokainës. Sakaq u sekuestruan 3 automjete si dhe një shumë parash.

Tv Klan