Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës për shpërndarje të lëndëve narkotike në disa të ndryshme të kryeqytetit.

Në pranga kanë rënë L.T. 33 vjeç dhe V.T. 28 vjeç, të dy nga zona e Selitës. Gjatë aksionit për arrestimin e tyre, uniformat blu sekuestruan 402.7 gram lëndë narkotike të llojit kokainë.

Nga hetimet ka rezultuar se dy të arrestuarit shpërndanin kokainën kryesisht në zonën e ish-Bllokut, Komunës së Parisit dhe Tiranës së Re.

Dy shpërndarësit u ndaluan për kontroll në rrugën “Prokop Mima” teksa po udhëtonin me një makinë tip “Smart”.

Përveç lëndës narkotike, atyre iu sekuestruan edhe 5 celularë, një peshore elektronike dhe një sasi parash. /tvklan.al