Një 36-vjeçar në Tiranë është arrestuar nga uniformat blu pas hetimeve në kuadër të aksionit të koduar “Porosia”. I arrestuari me iniciale F.M. shpërndante lëndë narkotike në disa zona të kryeqytetit. Sipas Policisë së Tiranës, 36-vjeçari merrte porosi nëpërmjet telefonit për të shitur doza me heroinë dhe kokainë.

Nga hetimet është zbuluar se i dyshuari shpërndante heroinë në Yzberisht, Selitë, Astir dhe Kombinat pas porosive që merrte nëpërmjet celularit. Ai u arrestua në flagrancë mesditën e sotme në rrugën “Tre Dëshmorët”.

Në momentin e arrestimit, 36-vjeçari po lëvizte me biçikletë. Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë iu gjetën dhe sekuestruan në total 34 doza heroinë dhe 3 doza kokainë. Policia thotë se i dyshuari është person me precedent të mëparshëm penal.

/tvklan.al