Pas denoncimit të qytetarëve, një 28-vjeçar në Vlorë është arrestuar nga policia për armëmbajtje pa leje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike. I riu me iniciale E.A. dyshohej se shpërndante kanabis në doza të vogla.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, uniformat blu i gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël lëndë narkotike dhe një pistoletë, të cilën e posedonte pa leje. 28-vjeçari u arrestua në flagrancë dhe akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe shitje të lëndëve narkotike. /

tvklan.al