Një 34-vjeçar në Vlorë ka rënë në prangat e policisë. Autoritetet sqarojnë se në pranga ka rënë M. S., 34 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”.

Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen “24 Maji” gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të  dyshuar kokainë.

Tashmë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./tvklan.al