Shpërndante kokainë me biçikletë, arrestohet shqiptari


Shpërndante kokainë me biçikletë, arrestohet shqiptari

19:35 26/09/2020

Një shqiptar është arrestuar nga policia në Itali. Mediat vendase shkruajnë se K.L. 39 vjeç me origjinë nga Shqipëria është kapur duke trafikuar drogë.

Agjentët e policisë e kishin mbajtur nën vëzhgim për disa ditë me radhë dhe kishin vënë re se ai bënte udhëtime të dyshimta me biçikletë.

Udhëtimi me biçikletë ishte thjesht kamuflim, pasi shqiptari gjatë gjithë kohës takonte klientë dhe u shiste kokainën me doza të vogla.

Efektivët pasi vëzhguan lëvozjet e tij dhe kishin të dhëna se shiste drogë vendosën që ta kontrollonin. Ata e ndaluan dhe i bënë një kontroll në banesë ku gjetën të fshehur një sasi kokainë rreth 25 gramë, marijuanë dhe mjetet për paketimin e drogës.

Gjatë operacionit, u sekuestruan gjithashtu 650 euro që dyshohet se kanë ardhur nga aktiviteti kriminal. Shqiptari ishte me precedentë të mëparshëm për tregtinë e drogës./tvklan.al





Të ngjashme