Një 51-vjeçar është arrestuar nga policia gjatë aksionit të koduar “Befasia” për goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike. I arrestuari me iniciale O.P. shpërndante kokainë kryesisht në qytetin e Elbasanit.

Gjatë kontrollit në banesë, atij iu gjetën dhe sekuestruan 40 doza kokaine me peshë 39.4 gram. Po kështu, u sekuestrua edhe një peshore që përdorej për peshimin e dozave të kokainës.

Ndërkohë hetimet po vijojnë për të arrestuar personat e tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. /tvklan.al