Policia ka shkatërruar një rrjet të shpërndarjes së kokainës në zonën më të njohur të Tiranës, ish-bllok. Një 22 vjeçar u arrestua dhe dy të rinj të tjerë u proceduan në gjendje të lirë.

Gjatë kontrollit të një mjeti oficeret gjetën 43 doza me kokainë, të cilat ishin destinuar për tu shpërndarë në lokalet e zonës. Ndërsa gjatë kontrollit të njërit prej pasagjereve policia gjeti 25 mijë franga zviceriane, 600 euro dhe një sasi lekësh.

Edhe mjeti më të cilin udhëtonin të rinjtë u sekuestrua. Në fokus të punës së policisë së Tiranës kohet e fundit ka qenë pikërisht goditja e shpërndarjes së drogës me pakicë nëpër lagjet e kryeqytetit. Herë pas here policia ka zhvilluar aksione duke kapur sasi të mëdha dozash kokaine të gatshëm për tu shitur.

Tv Klan