Shpërndante kokainë në lokalet e “Astirit”, pranga 32-vjeçarit

Shpërndante kokainë në lokalet e “Astirit”, pranga 32-vjeçarit

12:56 28/10/2019

Policia e Tiranës ka arrestuar një 32-vjeçar që shpërndante lëndë narkotike të llojit kokainë në lokalet e zonës së “Astirit” në kryeqytet.

I arrestuari me iniciale A.T. u kap në flagrancë në një lokal teksa po përgatitej t’u shiste kokainën disa klientëve.

Nga kontrolli që iu bë më pas makinës dhe banesës së tij, u gjet një tjetër sasi kokaine, përzierës lënde narkotike dhe peshore elektronike.

Në total u sekuestrua 60.2 gramë kokainë, thotë policia. 32-vjeçari akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. /tvklan.al




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi