Policia e Vlorës ka arrestuar një 32-vjeçar që shpërndante drogëra të forta në qytetin e Vlorës.

I arrestuari me iniciale M.B. u kap në rrugën kryesore të bulevardit “Ismail Qemali” në qytetin bregdetar.

Uniformat blu kishin marrë informacion në rrugë operative se 32-vjeçari shpërndante lëndë narkotike në lagjen “Isa Boletini”.

Aktivitetin e paligjshëm të shpërndarjes së drogës e kryente me automjetin e tij.

Gjatë aksionit për ta arrestuar, 32-vjeçarit iu gjetën dhe sekuestruan 45 doza kokainë. Ai akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. /tvklan.al