Në bazë të informacioneve të marra në rrugën operative për një person, i cili gjatë kohës që punonte si taksist shpërndante lëndë narkotike kokainë të ndarë në doza, uniformat blu kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Taksisti” .
Si rezultat i operacionit u kap dhe u arrestua 54-vjeçari me iniciale I. B., banues në Tiranë. Ai duke shfrytëzuar profesionin e tij si taksist shpërndante lëndë narkotike kokainë në doza, në të gjithë Tiranën.
Në rrugën “Muhamed Gjollesha” është bërë ndalimi i automjetit taksi dhe gjatë kontrollit të ushtruar janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 328 doza kokainë dhe një sasi lëndë e dyshuar narkotike kokainë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./tvklan.al