Tirana është qarku me numrin më të lartë të lartë të rasteve aktive në vend. 6640 qytetarë janë të infektuar me koronavirus, ku vetëm sot iu shtuan 203 raste. Prej ditësh Bashkia e Tiranës është vendi me më shumë raste të zbuluara të koronavirusit.

Qarku i dytë me numrin më të lartë të rasteve aktive është Durrësi, i cili ndiqet nga Fieri. Të dyja këto qarqe i kanë kaluar 1 mijë rastet, përkatësisht 1115 të infektuar aktivë ka Durrësi e 1004 të infektuar Fieri.

Korça ka 813 të infektuar aktivë, ndërsa Shkodra 787 raste. Pastaj vjen Elbasani me 688 të infektuar aktivë e Vlora me 579 raste aktive. Lezha ka 569 raste aktive, Berati 412, Gjirokastra 365 dhe Kukësi 322. Qarku me numrin më të vogël të rasteve është Dibra me 135 të infektuar aktivë.

Gjatë ditës së sotme në vendin tonë u konfirmuan 490 raste të reja me Covid-19. Numri i përgjithshëm i të infektuarve që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 26,701, ndërsa i atyre që kanë humbur jetën në 605.

Gjithsej në vendin tonë janë zhvilluar 150,740 testime. Numri i përgjithshëm i të rasteve aktive është 13,429./tvklan.al