Ditën e djeshme një grup kriminal që shpërndante lëndë narkotike në zona të ndryshme të Tiranës është goditur nga Policia e Tiranës gjatë një aksioni të koduar “Blic 34”.
Sipas asaj që raporton gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj, një pjesë e të arrestuarve janë taksistë, të cilat i përdornin për shpërndarjen e lëndëve narkotike.
Droga, po ashtu shërndahej edhe me skuter elektrikë, si mënyrë e shpejt për të mos u identifikuar nga organet e policisë.
Burime bëjnë me dije se një dozë kokainë 0.8 gram e shisnin 7 ose 8 mijë Lekë të reja, ndërsa doza më të vogla, 0.4 gram e shisnin 3500 dhe 4 mijë Lekë. Një dozë heroinë 0.3 gram shitej në vlerë 1 mijë Lekë dhe një qese hasash 500 dhe 1 mijë Lekë. Droga ekstazi kushtonte 1500 dhe 25 mijë Lekë për kokërr.
Një prej të shpallurve në kërkim nga policia e Tiranës, është arrestuar në Gjirokastër duke e çuar në 28 numrin e masave të ekzekutuara nga 34 që janë në total./tvklan.al