Një banesë është përfshirë nga flakët në qytetin e Durrësit. Mësohet se ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme tek ish-rajoni i Policisë.

Nga informacionet paraprake dyshohet se shkak i zjarri ka qenë shpërthimi i aspiratorit, të cilin familjarët e kishin lënë ndezur. Zjarrfikësit vunë në kontroll flakët që rrezikonin shtëpitë e tjera.

Nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale./tvklan.al