Shpërthen bomba artizanale, plagosen disa persona

Shpërthen bomba artizanale, plagosen disa persona

21:38 24/05/2019

13 persona mbetën të plagosur si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në Lion, pasditen e kësaj të premteje. Rreth orës 17:30, një pako e mbushur me gozhdë e copa metalike shpërtheu brenda një butiku në një nga rrugët kryesore të qytetit francez.

Policia është vënë në ndjekje të një personi të dyshuar, i larguar nga vendngjarja me biçikletë.

Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi se bëhet fjalë për një sulm ndaj qytetarëve. Pista kryesore e hetuesve është ajo e një sulmi terrorist.

Tv Klan

 
LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT