Të paktën dy persona kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi i një bombole mëngjesin e kësaj të mërkure, në Ishëm të Durrësit.

Burime të policisë thonë se të lënduar nga kjo ngjarje kanë mbetur dy vëllezërit Sokol dhe Bardhok Proja, 49 vjeç dhe 44 vjeç, banues në fshatin Bizë.

Të dëmtuarit kanë qenë duke montuar një bombul gazi në serën e tyre, kur kjo e fundit shpërtheu. Ata janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. 

/tvklan.al